Ass. Msc. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për Kozmetologji
Qendra dermatologjike – estetike “estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407
krenar.dobroshi@gmail.com
Nëse keni lëkurë normale…
Lëkura e juaj nuk është shumë e yndyrshme apo shume e thatë, dhe rrallë herë keni akne apo skuqje të lëkurës. Poret e juaja janë të vogla (praktikisht të padukshme), dhe ndonjëherë vëreni ndonjë të metë të lëkurës në ditët e veçanta.
Kujdesi më i mirë
• Pastroni dhe hidratoni çdo ditë me produkte të buta. Merrni ato me antioksidante të cilat i luftojnë radikalet e lira dhe mposhtin shenjat e plakjes.
• Gjithashtu mos i leni anash retinoided apo vitamin C, përdorni këto disa herë në javë për ta rritur sasinë e kolagjenit.
• Dhe në fund mos e harroni hidratuesin – një hidratues me faktor (SPF) kundër diellit për ditën, dhe një për mbrëmje pa faktor mbrojtës.
Nëse keni lëkurë të thatë…
Keni vazhdimisht problem me copëza të imta që iu bien nga lëkura si dhe skuqje bashkë me kruarje. Shtresa e sipërme e lëkurës suaj nuk ka aftësi për ti mbajtur vajrat natyral dhe ujin në sasinë e duhur.
Kujdesi më i mirë
• Për ta shuar nevojën e lagështisë dhe për ta mbajtur lëkurën e shëndetshme, përdorni pastrues dhe kremra me përbërës zbutës si acid hyaloronik.
• Sapunët për pastrim nuk preferohen për shkak se largojnë yndyrat nga lëkura.
• Nëse iu bien flluska të lëkurës, përdorni vaj për fytyrë nën hidratues i cili do ta lëmojë lëkurën tuaj.
Nëse keni lëkurë të yndyrshme…
Pas pastrimit të fytyrës, fytyra juaj shkëlqen. Mund të keni pika të zeza apo pjesërisht akne dhe poret e juaja janë mesatarisht në të zgjeruara.
Kujdesi më i mirë
• Ndihmoni poret e juaja të jenë të hapura duke i larguar qelizat e vdekura me produkte që përmbajnë acid salicilik apo acid alfa hidroksilik.
• Përkundër mendimit që një lëkurë e yndyrshme nuk ka nevoje për hidratues, lëkura e yndyrshme ka nevojë për hidratim. Nëse lëkura juaj behët e dehidratuar atëherë gjëndra dhjamore që prodhon yndyrë, do të vihet në funksion.
• Përdorni losione dhe kremra kundër diellit që nuk përmbajnë vajra (oil-free), të cilat nuk do ta përkeqësojnë gjendjen tuaj.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme…
Pothuajse çdo produkt i ri veçanërisht ato të cilat përmbajnë aromë apo prezervativ ngjallin një reagim – zakonisht në formë të skuqjes apo të therjes.
Kujdesi më i mirë
• Përdorimi ditor i produkteve të buta është primare.
• Shmanguni çfarë do produkti që ka aromë shtesë sepse mund t’ju irritojë lëkurën.
• Qetësoni kruarjen dhe skuqjen me produkte që përmbajnë përbërës anti-inflamator si çaji i gjelbër.
• Mos i largoni kremrat kundër diellit, vetëm zgjidhni ato që përmbajnë oksid zinku dhe mexoril.
Nëse keni lëkurë madhore…
Kur filloni të hyni në menopauzë, sasia e estrogjenit fillon të zvogëlohet, dhe vëreni një ngadalësim në prodhimin e yndyrës dhe qelizave të reja. Si rezultat lëkurës i bie elasticiteti dhe duket e lodhur. Poashtu vijat e holla, njollat kafe dhe sipërfaqet e vrazhda të dëmtuara nga dielli (si pasojë e moskujdesjes në rini) fillojnë të manifestohen.
Kujdesi më i mirë
• Ktheni shkëlqimin rinor me produkte që përmbajnë antioksidantë dhe retinoide. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë plakjen e lëkurës, ndërsa retinoided rrisin sasinë e kolagjenit.
• Për shkak se lëkura juaj është e ngadalshme për t’i larguar qelizat e vdekura, ju sugjerojmë të përdorni ‘peeling’ një herë në javë. /Telegrafi/