Këngëtarja që dominoi në çmimet e Grammy Awards, Taylor Swift e ka ndihmuar yllin e popit Kesha me 225 mijë euro në betejën e saj ligjore kundër mentorit të saj Dr Luke.
Kesha ka akuzuar producentin Dr Luke për drogim edhe dhunim rreth një dekadë më parë.
Gjykata Supreme në New York të premten asaj i ka mohuar shkëputjen e kontratës për incizim me producentin Dr Luke. Ajo në tetor të vitit 2014 kishte paraqitur aktakuzën e saj kundër Luke për “manipulim psikik, abuzim emocional dhe seksual”, ndërsa ka kërkuar që të shkëput kontratën me të.
Për Billboard një zëdhënës i Swiftit ka thënë se i janë dhuruar 225 mijë euro në ndihmë të Keshas.
“Në shenjë mbështetje, Taylor Swift i ka dhuruar Keshas 225 mijë euro për ta ndihmuar financiarisht në këtë periudhë të vështirë në gjyq”, ka thënë ai.