Telegrafi

I kërkoi Policisë që t’ia largojnë gruan nga shtëpia, “në të kundërtën do të shkaktojë dhunë ndaj saj” – arrestohet i dyshuari në Malishevë

Foto: Ilustrim

Një person është paraqitur në polici duke kërkuar që policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do të shkaktojë dhunë ndaj saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:10, në Malishevë.

Tutje bëhet e ditur se i njëjti me vendim të prokurorit është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa bashkëshortja e tij në spitalin e psikiatrisë.

“Ankuesi mashkull kosovar është paraqitur në polici duke kërkuar që policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do shkakton dhunë ndaj saj. I njëjti me vendim të prokurorit është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima (bashkëshortja  e tij) është dërguar në spitalin e Psikiatrisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/