Telegrafi

“Kërkoi një dhomë pa kamera për të dhe Beatrix”, merr vëmendje reagimi i Semi Jaupajt për deklaratën e Donaldit

Në befasinë që mbrëmë ‘Vëllai i Madh’ ia bëri banorëve një dhomë me suitë e vaskë, të shumta ishin banorët që dëshironin ta provonin këtë gjë.

Ndërsa po zgjidhnin se kush do të flinte natën e parë, Donaldi bëri një deklaratë duke thënë se do të shkonte me Beatrix nëse nuk do të kishte kamera.

Kjo bëri që të ketë një reagim nga ana e ish-banores Semi Jaupaj, e cila është një mike e ngushtë e Bora Zemanit, ish-të dashurës së Veshajt.

Foto: Screenshot/Instagram

E pyetur se kush do donte ta shijonte dhomën, Semi përmendi emrin e Sarës dhe modeles Beniada Nishani.

Lexo po ashtu Donaldi kërkon një dhomë pa kamera për të dhe Beatrix Ramosajn në Big Brother VIP

U vërejt dukshëm që nuk u prit mirë nga krijuesja e “Jetike”, e cila në një moment rrotulloi sytë.

Foto: Screenshot/Instagram

Dhe krejt në fund, me shumicë votash, luksin e suitës për 24 orë e shijuan aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demiri.

Mbrëmë duhet theksuar se u eliminua ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha. /Telegrafi/