Një person ka raportuar se i dyshuari është duke kërkuar prej tij që t’i paguaj një shumë prej 280 mijë euro.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00 në fshatin Rugovë, në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike me 102 copë fishekë dhe një pistoletë me 4 copë fishekë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se i dyshuari mashkull kosovar është duke kërkuar prej tij që t’i paguaj një shumë prej 280.000 euro. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike me 102 copë fishekë dhe një pistoletë me 4 copë fishekë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/