Telegrafi

Kërkohet seancë dëgjimore në Kuvend për demarkacionin

Komisioni për Integrime Evropiane ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ishte paraparë raportimi i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në këtë mbledhje të Komisionit, u kërkua një seancë dëgjimore në Kuvend, në të cilën do të diskutohej për demarkacionin, ku do të ftoheshin ekspertët e kësaj çështje, transmeton KP.

Këtë pikë e ngritit deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila tha se anëtarët e komisionit për caktimin e vijës kufitare ishin ftuar edhe një herë tjetër që të vijnë e të japin informata rreth demarkacionit me Malin e zi, por për shkak të disa problemeve nuk kishin marrë pjesë.