Site icon Telegrafi

Kërkohet përjashtimi me 10 ditë nga Kuvendi i Berishës dhe tre deputetëve të PD-së

LSA

Partia Socialiste do të kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe tre deputetëve të tjera të kësaj force politike.

Mësohet se do të kërkohet përjashtimi i Berishës, si dhe Flamur Nokës, Belind Këlliçit dhe Edi Palokës.

Seanca e djeshme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate, teksa njëkohësisht jashtë ambienteve, po zhvillohej protesta e opozitës.

Deputetë të PS-së kërkuan përjashtimin e Berishës, me pretendimin se ky i fundit kishte përdorur gjuhë seksiste për disa ministre të qeverisë.

Por Berisha bllokoi foltoren së bashku me disa deputetë dhe më pas u vendos që seanca të ndërpritej. /Telegrafi/

Exit mobile version