Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë personave të pandehur B.S., G.K., XH.S., J.B.,F.B.,D.S., F.B., H.B dhe Z.K., për shkak të dyshimit të bazuar se më 10.02.2019, pas kontrollit në dy lokacione në Ferizaj, anë gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në sasi prej 209 kg e 202 gramë.
Në njoftim thuhet se të pandehurit e kanë pasur për qëllim që ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës, ku e njëjta është sekuestruar dhe me ç’rast gjashtë persona janë arrestuar, me të cilën do të kryenin veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të pandehurit B.S., G.K., XH.S., J.B.,F.B dhe F.B., gjenden në ndalim, kurse tre të pandehurit tjerë D.S., H.B., dhe Z.K., gjenden në arrati. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim