Site icon Telegrafi

Kërkohet nga shumë skuadra evropiane, por Firmino befason me kampionatin ku do të transferohet

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli pas tetë viteve qëndrim në Anfield.

Sulmuesi brazilian është futur në vitin e fundit të kontratës me The Reds dhe ka vendosur të largohet si futbollist i lirë në fund të këtij sezoni.

Liverpool i ka ofruar atij rinovimin, por dëshira e brazilianit është të bëj një hap tjetër në karrierën e tij.

Për reprezentuesin brazilian ka shumë oferta nga klube evropiane si Inter, Juventus, Atletico Madrid, Barcelona, Bayern Munich e Borussia Dortmund, por duket se ai ka vendosur të largohet nga kontinenti evropian.

Gazetari Manuel Veth ka zbuluar se dëshira e lojtarit është që karrierën ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tanimë ekipet amerikane janë të njoftuara për këtë.

Kjo ka bërë që të filloj një garë e ashpër nga skuadrat e MLS për të nënshkruar me sulmuesin brazilian.

31-vjeçari është në listën e dëshirave të St. Louis City, Inter Miami, Los Angeles FC dhe New York Red Bulls.

Lexo po ashtu Klopp: Vendimi i Firminos më ka befasuar

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Firminos, pasi agjentët e tij tanimë janë duke zhvilluar bisedime me klube të ndryshme për të ardhmen e lojtarit.

Firmino këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat me The Reds ku ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version