Site icon Telegrafi

Kërkohet nga Inter, Roma dhe Juventus, Vicario thotë se është gati për hapin e madh në karrierë

Guglielmo Vicario është një nga portierët më të mirë këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A.

Portieri italian ka shkëlqyer këtë edicion me Empolin, duke zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha nga Serie A.

Vicario ka mbrojtur në 29 ndeshje në Serie A, ku ka mbajtur në shtatë raste portën e paprekur.

Skuadrat e mëdha si Roma, Inter dhe Juventus kanë shprehur interesim për transferimin e portierit italian për sezonin e ri.

Vet Vicario ka deklaruar se është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë, derisa e ka pranuar se idhulli i tij është legjenda Gianluiggi Buffon.

“Pas dy sezoneve me Empolin si titullar, e ndjej se dua të jem protagonist. E kam shijuar shumë fushën e skuadrës sime, tashmë jam gati për një hap të madh në karrierën time”.

Lexo po ashtu Të pakënaqur me Rui Patricion, Roma tenton transferimin e Vicarios

“Kur shkoj në shtëpinë time në Udine, fle me fanellën e Buffon, një pikë referimi për të gjithë të rinjtë”, deklaroi Vicario.

Empoli është gati ta shes yllin e tyre, por për ta lënë të lirë synojnë të fitojnë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/ 

Exit mobile version