Ferland Mendy është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë aktualisht në Evropë.
Mbrojtësi francez ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e Lyonit pas transferimit nga Le Havre.
E falë paraqitjeve të mira interesim për të kanë shfaqur skuadrat më të mëdha evropiane.
Barcelona,Real Madrid, Chelsea dhe Paris Saint Germain janë katër skuadrat e mëdha që janë në kërkim të mbrojtësit anësorë.
Dëshira e lojtarit është të luaj në një skuadër më të madhe dhe Lyon duket se nuk do t’ia mohon këtë dëshirë.
Klubi francez i ka caktuar edhe çmimin e largimit yllit të ri francez.
Për ta lënë të lirë të largohet Mendyn, Lyon po kërkon nga skuadrat e interesuara 45 milionë euro.
23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën e Lyonit, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime. /Telegrafi/