Site icon Telegrafi

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar që është i përfshirë në një rast kanosje.

Policia ka publikuar një fotografi të personit dhe apelon për informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij.

Qytetarët janë ftuar të ofrojnë çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar.

Policia garanton se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/

Exit mobile version