Liderët e vendeve të BE-së në samitin e mbrëmshëm në Brukse, ku është arritur marrëveshja me Turqinë për tejkalimin e krizës së refugjatëve, janë zotuar për forcim të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të arritjes së marrëveshjes em Turqinë, bëhet thirrje për forcim të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht me Maqedoninë dhe Serbinë, në drejtim të zgjedhjes së krizës me refugjatët, duke u zotuar që gjatë verës të sigurohen mbështetje shtesë financiare për ndërtim të infrastrukturës dhe forcimit të ekonomisë të këtij rajoni./Telegrafi/