Telegrafi

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një shtetas i huaj është arrestuar në Mitrovicë, pasi ndaj tij kishte urdhër arrestit ndërkombëtar.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje, por ka sqaruar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, në pikë kalimin kufitar në Vermicë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/