Site icon Telegrafi

Kërkesat joreale të nënës së Rabiot bën që marrëveshje me Manchester Unitedin të dështojë

Manchester United dëshironte të sillte Adrien Rabiot, por transferimi dështoi pavarësisht se klubi ra dakord për çmimin e blerjes me Juventusin.

Ndërprerja e bisedimeve u shkaktua nga kërkesat joreale që lojtari dhe nëna e tij Veronique, e cila është gjithashtu agjente e tij, i vendosën drejtuesve të Man United, me kushtin “merre ose lëre”.

Sipas Calciomercato, klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro, me bonuse shtesë për lojtarin që është nën kontratë deri në fund të sezonit.

Mes klubeve kishte më pak probleme. Problemet e mëdha u krijuan kur Veronique Rabiot kërkoi 10 milionë euro në sezon, por as kjo nuk ishte arsyeja e ndërprerjes së negociatave.

Man United absolutisht nuk ka dashur të pranojë bonuse në pagë për lojtarin për katër apo pesë vjet.

Përveç kësaj, nëna e Rabiot ka kërkuar gjithashtu nga 8 deri në 10 milionë euro komisione për të.

Kërkesat e lartpërmendura ishin të tepërta për Unitedin, veçanërisht për shkak se lojtari i Juventus merrte 7 milionë euro në vit e klubi italian. /Telegrafi/

Exit mobile version