Jurgen Klopp u është lutur mbështetësve të Liverpoolit që të ndalojnë së kënduari emrin e tij gjatë ndeshjeve.
Triumfi 4-3 ndaj Tottenhamit në sekondat e fundit të takimit elektrizoi tifozët e The Reds, që filluan më pas të thërrasin emrin e trajneri gjerman.
Por, tashmë Klopp u ka kërkuar tifozëve që të mos këndojnë më emrin e tij gjatë ndeshjes.
“Në 3-0, nuk ishte rezultati për një atmosferë të bujshme”, deklaroi 55-vjeçari.
“Pothuajse të gjithë e keqkuptuan atë, të gjithë. Kënga ime, mos e këndo. Nëse doni ta këndoni, këndojeni pas lojës në lokal, kudo”.
“Për shkak se është pothuajse sikur po e mbyllim ndeshjen, ne jemi 3-0 përpara dhe ata fillojnë ‘Jam shumë i lumtur që Jurgen është Red’ dhe mendova: ‘Nuk ka mbaruar’”.
“Pra, do të ishte shumë mirë nëse mund ta linit atë për më vonë”, ka shtuar më tej Klopp.
Liverpool aktualisht është në vendin e pestë në tabelë, por duket e sigurt se do të humbasë shansin për top katërshe, pasi që Manchester Unitedit që gjendet në vendin e katërt ka shtatë pikë më shumë se të kuqtë. /Telegrafi/