Rusia këmbëngul që ushtarët ukrainas të ulin armët e tyre në qytetin Mariupol. Kjo ishte një prej kërkesave të presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike që e ka zhvilluar me homologun francez Emmanuel Macron.
Sipas ministrisë së Jashtme ruse, dy liderët kanë diskutuar për “zhvillimet aktuale” në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
E në vend se të mendoj për hapjen e korridoreve humanitare për civilët që kanë mbetur në qytetin e Mariupolit, Putin kishte kërkuar nga ushtarët ukrainas që të mos rezistojnë dhe të ulin armët.
Gjithashtu dyshja kanë diskutuar për furnizimin me gaz rus në vendet e Bashkimit Evropian – duke mos specifikuar saktësisht se për çfarë është folur. /Telegrafi/