Site icon Telegrafi

Kërçovë, një person fotografon votën e tij

Në Kërçovë një person është thirru në polici për shkak se ka fotografuar votën e tij.

“Në orën 12:30, nga Komisioni Zgjedhor Komunal në vendvotimin me numër 07064 në fshatin Drugova, Kërçovë është paraqitur se J. J. me celular e ka fotografuar listën e votimit. Personi është thirrur në stacioni policor Kërçovë dhe për këtë rast është njoftuar edhe prokurori publik”, thonë nga MPB.

Lexo po ashtu MPB: Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme

Më herët në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski deklaroi se procesi zgjedhor në vend po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme./Telegrafi/

Exit mobile version