Telegrafi

Kërcënoi deputetin e Kuvendit të Kosovës, policia arreston të dyshuarin

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kanosur një deputet.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar ka kërcënuar deputetin përmes rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore.

Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar, dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/