Site icon Telegrafi

“Kërcënimi” që Adelina mori nga një fans (Video)

Adelina Berisha është dashur të përballet me komente nga më të ndryshmet gjatë emisionit Oktapod, një prej të cilëve tingëllonte kërcënues, derisa një tjetër ishte në formë oferte.

“O çfarë femre, je aq e mirë, aq e mirë sa kam me të dhunuar…”, ishte njëri prej komenteve.

Këngëtarja e pranoi me shumë qetësi këtë “kërcënim”, madje duke e falënderuar komentuesin për pjesën e parë të fjalisë, ku e quante shumë të mirë.

Një tjetër fans i ka ofruar dhjetë mijë euro për ta pasur në shtrat, mirëpo Adelina ka thënë se nuk është nga ato femra që i bën gjërat për para dhe ka vazhduar të refuzojë madje edhe kur oferta, përmes prezantuesit, është ngritur në miliona. /Telegrafi/

Exit mobile version