Në ora 10:30 policia e Kosovës ka pranuar një informatën se në dy objekte në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese dhe normalisht që reagimi ishte i menjëhershëm.
Majori Shkëlzen Xhafa, ka thënë para mediave se kërcënimi për mjete të dyshuara ka ardhur përmes një telefonate.
“Rreth orës 10:30 kemi marrë një thirrje telefonike për një mjet të dyshimtë shpërthyes në dy objekte. Policia ka dalë menjëherë në vend ngjarje me të gjitha njësitet relevante dhe është evakuuar i gjithë personeli”, ka thënë Xhafa.
Ai ka shtuar se tani për tani nuk ka persona të dyshuar dhe se të gjitha veprimet janë duke u kryer në koordinim me prokurorin. /Telegrafi/