Site icon Telegrafi

Kërcënimi ndaj kryeministrit Kurti, Policia jep detajet – thotë se Njësia Speciale nuk ishte e angazhuar

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje pas raportimit në media për kërcënimin që i është bërë kryeministrit Albin Kurti.

Policia në një komunikatë për media thekson se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa njofton Njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.

Lexoni të plotë njoftimin:

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore.

Lexo po ashtu Kërcënohet Albin Kurti, shtohen forca të sigurisë pranë shtëpisë së tij

Fillimisht Policia e Kosovës, ka shtuar masat e sigurisë personale të Kryeministrit përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të Kryeministrit.

Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale.

Lexo po ashtu Kurti flet për kërcënimin ndaj tij: Nuk ndjehem i rrezikuar

Lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin drejt ofrimit të sigurisë ndaj personaliteteve të vendit dhe qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve. /Telegrafi/

Exit mobile version