Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimeve që Rusia ia bënë këtij shteti.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Hovenier, ka thënë se Rusia po kërcënon vlerat demokratike.
“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdo kund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier
Ai ka thënë se kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike kudo.
“Amerikanët dhe kosovarët duhet të qëndrojnë së bashku me Ukrainën për të siguruar një Evropë të lirë dhe të qëndrueshme, e cila është në interesin më të mirë të popujve të demokracive, qofshin ata amerikanë, kosovarë apo të tjerë anembanë globit”, ka thënë Hovenier, thuhet në komunikatën e postuar në uebfaqen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë./Telegrafi/
Kosovans #StandwithUkraine. Russia's threat to Ukraine is a threat to democratic values everywhere. This is about fundamental, non-negotiable principles, including the inherent right of citizens to determine their country’s future.👇https://t.co/qd9m1k37Xf
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 1, 2022