Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë me dyshimet për keqtrajtim të bashkëshortes dhe djalit.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 15:14 në Podujevë.
Në raportin policor bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/