Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë për keqtrajtim apo brakstisje të fëmijës.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 20:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte keqtrajtuar dhe rrahur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/