Telegrafi

Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, arrestohet një person në Gjakovë

Një person është arrestuar nën dyshimin “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:30, në Gjakovë.

Tutje në raport bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shpërndarë, ka kryer veprën ‘Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/