Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, i dyshuar për keqpërdorimin e parasë së firmës ku punonte.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:00, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte keqpërdorur paratë e firmës ku punonte. Sipas ankuesit mashkull kosovar -menaxher i firmës, i dyshuari ka marr një shumë parashë dhe nuk i ka kthyer më”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/