Telegrafi

Kepa hyri nga banka për ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshave dhe e humbi penalltinë vendimtare

(Foto: Screenshot/Twitter)

Vendimi i Thomas Tuchel për ta inkuadruar Kepa Arrizabalagan në finalen e Kupës EFL kundër Liverpoolit rezultoi i gabuar, pasi që portieri e humbi penalltinë vendimtare.

Trajneri i Bluve vendosi ta inkuadronte spanjollin në vend të Edouard Mendyt në vazhdime, me shpresën se do të mbronte ndonjë penallti.

Mirëpo, ai nuk ia doli ta ndalte asnjërën nga 11 penalltitë e Liverpoolit, për më shumë dështoi në ekzekutimin e tij final.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Portieri i Redsave, Caoimhin Kelleher, u tregua vendimtar duke e shënuar penalltinë e 11-të të skuadrës së tij.

Lexo po ashtu Liverpool fiton Carabao Cup, duke mposhtur Chelsean përmes penalltive

Pastaj ishte radha e Kepas, i cili goditi lart mbi portë duke ia mundësuar kështu ekipit kundërshtar që ta fitonte trofeun e Carabao Cup.

(Fotomontazh: Screenshot/Twitter)

Kjo ishte hera e katërt që një ndeshje e Chelseat shkon në penallti këtë sezon dhe në gjitha rastet portier ishte Arrizabalaga. Megjithatë, kjo ishte hera e parë që Blutë nuk dolën fitues. /Telegrafi/