Nëse keni probleme me gjumin, ekziston një truk që mund t’ju ndihmojë të flini më lehtë. Mësuesja e meditimit Emily Kessler zbuloi se për çfarë bëhet fjalë.
Në fakt, ajo deklaroi në TikTok se duhet të marrësh disa frymë thellë dhe më pas të imagjinosh një shtëpi që është e njohur për ty, por që nuk është shtëpia jote.
“Imagjinoni se si ecni ngadalë në shtëpi, duke vënë re çdo detaj përpara saj dhe si i afroheni derës së përparme dhe e hapni atë. Pastaj imagjinoni që të kaloni nëpër çdo dhomë dhe të vini re sa më shumë gjëra të jetë e mundur”, tha ajo.
Më tej ajo deklaroi se në këtë proces duhet t’i kushtoni vëmendje detajeve që imagjinoni si fotot në mure, renditjen e mobiljeve e të ngjashme.
Kessler pohon se është pikërisht ky proces i rikujtimit të të gjitha detajeve që do t’ju vërë në gjumë, d.m.th. ju shpërqendroni dhe qetësoni mendjen tuaj.
“Tingëllon si pa mend, por më ka ndihmuar mua dhe fjalë për fjalë çdo personi që ia kam rekomanduar këtë”, tha ajo.