Telegrafi

Keni nevojë të ndryshoni këndin e kamerës? Për këtë përkujdeset Modric (Video)

Barcelona fitoi ndaj Real Madridit në El Clasicon e Miami me rezultat 2-3 në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup.

Por, një nga momentet që vazhdon të komentohet në rrjetet sociale dhe mediat është ajo kur Luka Modric goditi kamerën.

Kroati në tentim për të gjuajtur në portë goditi kamerën që ishte vendosur mbi portën kundërshtare dhe normalisht që e dëmtoi.

Modric në sezonin e ri do të mbajë numrin 10 në fanellë, ndërsa më poshtë keni momentin e lartpërmendur. /Telegrafi/