Telegrafi

Këngëtarja shqiptare nuk shqetësohet për ndarjet nga të dashurit

Ajo është e njohur për lidhjet e saja të profilit të lartë, për aq sa është e njohur për prezencën e saj në botën e muzikës, televizionit dhe modës, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.

Mirëpo, Rita Ora nuk spekulon pse lidhjet e saja të dashurisë kanë dështuar, pjesë e të cilave ishin edhe Calvin Harris dhe Rob Kardashian, vëllai i Kim Kardashian.

24-vjeçarja, e cila shquhet të ketë një karakter të fortë dhe vendosmëri të lartë, duke folur për të kaluarën e saj romantike, ka thënë se “partnerët e saj janë frikësuar nga ajo, falë vetëbesimit të saj të lartë”, transmeton koha.net.

“Meshkujt kanë tendencë të frikësohen nga një vajzë e cila ndihet rehat në lëkurën e saj. Disa nga lidhjet që i kam pasur kanë përfunduar mu për këtë arsye”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Për më tepër, ajo ka një rregull në lidhje: “Nëse nuk më do, më braktis”. /Telegrafi/