Perrie Edwards kishte udhëtuar në Madrid gjatë fundjavës për ta ndjekur nga afër të dashurin e saj, Alex Oxlade-Chamberlain.
Pas triumfit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, 25-vjeçarja ka zbritur në fushën e Wanda Metropolitanos për të festuar pranë futbollistit të Redsave.
Këngëtarja e grupit “Little Mix” festoi me të dashurin e saj, i cili nuk luajti në finale, duke i dhënë një përqafim të madh dhe duke pozuar bashkë me të.
E veshur me fanellën e Liverpoolit, pikërisht me atë të Oxlade-Chamberlain, ajo ka pozuar me të dashurin dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.
Bukuroshja u bë e njohur si pjesë e grupit të vajzave, “Little Mix”, që u themelua në vitin 2011 gjatë versionit britanik të ‘X Factor’. Jade Thirlwall, Leigh-Anne Pinnock dhe Jesy Nelson janë tri anëtaret tjera të grupit. /Telegrafi/