Telegrafi

Këngëtarja Luar takohet me Bebe Rexhën në Dubai (Foto)

Këngëtarja Luar Arani vendosi që gjatë vitit 2017 t’i rikthehet muzikës, pas një mungese të gjatë.

Ajo solli një këngë me titull “Si dje”, e cila u prit mirë nga publiku, ndërsa ka premtuar se do të sjellë edhe këngë të tjera.

Së fundmi, ajo është gjendur në Dubai, ku ka ndjekur nga afër një nga koncertet e këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhës.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Luar shfaqet pranë këngëtares Rexha, ndërsa duket shumë e lumtur që ka pasur fatin ta takojë.

Momente nga takimi i Luarës me Bebe Rexhën (Foto: Luar/Instagram)

“Më e mira dhe e talentuara shqiptare ndonjëherë” (sic.), ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, në fotografi vërehet se Bebe Rexha i ka dhënë një përqafim të fortë të vetmes shqiptare që ka takuar në koncertin e saj të fundit. /Telegrafi/