Reperja e re Tayna u shndërrua në senzacionin e verës 2018.
Përveç këngëve, ajo u bë e përfolur edhe për kunjat që pranon por edhe adreson në drejtim të kolegëve.
Së fundmi, ajo publikoi në Instagram një tjetër fotografi, ku me satirë shkruante se tani e tutje atë mund ta thërrasin “njerkë”, ngase fjalën “mami” e bënë bajate duke e përdorur edhe shumë repere tjera – postim ky të cilin ajo e fshiu më vonë.
Një postim i tillë u pa si thumbues për reperen tjetër të re, Rina Balajn, e cila këndon këngën me titull “Mami”, dhe pretendon të jetë “mami i repereve të reja”.
Sidoqoftë Rina vendosi që të mos replikojë.
Por, ishte këngëtarja e re, Arta Memedi, e cila ka promovuar së fundmi këngën e saj të re “Kleoarta”, dhe që vendosi të bëjë një thumbim të vogël në Instagram.
“Faleminderit që po i dëgjoni këngët e mia”, janë fjalët e këngëtares Memedi, duke dashur kështu të vërë në pah faktin se edhe ajo tashmë është një konkurrente e fortë në estradë.
Mesa duket gara mes këngëtareve të reja të estradës shqiptare po bëhet gjithnjë e më e fortë. /Telegrafi/