Në edicionin e këtij viti të festivalit të Sanremos do të jetë edhe një shqiptar.
Ermal Meta është këngëtari nga Shqipëria që do të konkurojë në skenën e madhe të Aristoni-it, transmeton Telegrafi.
Ermali është i njohur në Itali si krijues këngësh dhe si ish-vokalisti i grupit “La Fame di Camilla”.
“Odio le favole”, titullohet kënga e tij, e cila u zgjodh për të konkuruar në netët e mëdha së bashku me tetë artistë të tjerë të rinj.
Meta është 37 vjeçar dhe është nga Fieri. /Telegrafi/
Ndëgjoni këngën e tij konkuruese në Sanremo: