Site icon Telegrafi

Këngëtari nga Shqipëria, Bruno – banori më i ri që do të hyjë sonte në Big Brother VIP Kosova

Spektakli Big Brother VIP Kosova është përballur me disa dalje ditëve të fundit – disa të detyrueshme e disa me vetë dëshirë.

Reperi Getoar Aliu – Getinjo, ishte ai që të hënën vendosi që të ndërpresë rrugëtimin e tij në këtë aventurë, duke zgjedhur lirinë para luftës për të fituar shpërblimin e 200 mijë eurove.

Ndërkohë vetëm pak ditë më pas, nga gara e detyrua të largohej këngëtari Gjon Karrica – Lugati, pas një sulmi epilektik që pësoi brenda shtëpisë nga ku u dërgua me urgjencë në spital dhe po vazhdon ende të trajtohet në QKUK.

Lexo po ashtu Përmirësohet gjendja shëndetësore e Gjon Karricës, BBVK njofton banorët se ai do të vazhdojë të qëndrojë në QKUK

Megjithatë një konkurrent i ri ka vendosur që të futet sonte (e premte) në shtëpinë më të vëzhguar në Kosovë.

Bruno Pollogati (Foto: Bruno Pollogati/Instagram)

Telegrafi merr vesh nga burime të sigurta se banori më i ri i shtëpisë do të jetë këngëtari nga Shqipëria, Bruno Pollogati.

Artisti i cili është më shumë i njohur në Shqipëri, ka qenë dhe vazhdon të mbetet pjesë e grupit “Revolt Klan”, i cili ka pasur disa prezantime të suksesshme në ‘Kënga Magjike’ dhe jo rrallë herë janë shpërblyer me çmime.

Ndërkohë, Bruno numëron edhe një sërë projektesh muzikore solo, të cilat janë pritur mirë nga publiku, ku ndër to spikasin këngët “Pa ty” dhe “I don”. /Telegrafi/

Foto: Bruno Pollogati/Instagram

 

Foto: Bruno Pollogati/Instagram

 

Foto: Bruno Pollogati/Instagram
Exit mobile version