Këto ditë përfundon maratona e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.
Mes shumë yjeve internacionalë, sivjet në festival pati edhe prezencë edhe të të famshmëve shqiptarë.
Modelja Aurela Hoxha, aktori Alban Ukaj e stilist Mr.Rex, janë disa nga emrat që u panë sivjet në Festivalin e Kanës.
Ky i fundit u kujdes për dukjen e disa pjesëmarrësve të rangut të lartë në këtë festival.
Pak ditë pasi dizajnoi fustanin e miliarderes ruse Anna Stukkert, ai është kujdesur edhe për dukjen e një tjetër personazhi.
Këngëtari i famshëm persian, Pooyan Mokhtari debtuoi sonte (e mërkurë) në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë menjë kreacion të stilistit shqiptar.
Mr.Rex madje ka qenë shoqëruesi i tij në tapetin e kuq, ku të dy janë dukur mjaft bukur dhe elegantë në këtë mbrëmje.
Ata kanë realizuar disa fotografi pak para debutimit të tij në tapetin e kuq, i cili me kostumin e stilistit nga Presheva, bëri që pamja e tij të tërheqë vëmendjen e të pranishmëve. /Telegrafi/