Telegrafi

Këngëtari i famshëm Jason Derulo uron Diona Fonën për ditëlindje

Diona Fona, Jason Derulo (Foto: Instagram/DionaFona)

Këngëtarja shqiptare, Diona Fona, ka mbushur 20 vjet, ndërsa në profilet e saja në rrjetet sociale ka publikuar imazhe nga festa e saj.

Në Instagram, ajo ka postuar fotografi dhe video nga momentet festive me shoqet e saja, teksa ka marrë urime të shumta për ditëlindje.

Një urim i veçantë për Dionën ka ardhur nga kantautori i famshëm amerikan, Jason Derulo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Diona Fonën

Këngëtarja e ka publikuar një vide në InstaStory, në të cilën paraqitet ylli amerikan duke ia uruar ditëlindjen.

“Ç’kemi Diona. Këtu Jason Derulo… Urime ditëlindjen. Le të jetë ky viti më i bukur në jetën tënde. Shijoje”, thotë Derulo në video.

Dhe natyrisht se autorja e hitit “Havera” e ka falënderuar kantautorin amerikan për këtë urim.

Jason Derulo është një këngëtar, kompozitor dhe valltar amerikan, i cili prej se e ka nisur karrierën e tij solo (në vitin 2009) ka shituar më shumë se 30 milionë kopje të këngëve, ndërsa sukseset më të mëdha i ka arritur me hitet, si “Wiggle”, “Talk Dirty”, “In My Head” e “Whatcha Say”.

Pos karrierës së tij, ai ka shkruar këngë edhe për kompanitë incizuese, si Cash Money Records (Birdman), Young Money Entertainment (Lil Wayne), si dhe për reperin Diddy. /Telegrafi/