Site icon Telegrafi

Këngëtarët shqiptarë po shkundin Youtuben në Zvicër

Në radion zvicerane dëgjojnë këngët që janë të njohura në pjesën tjetër të botës perëndimore. Por në Youtube dominiojnë këngët e këngëtarëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Në Radio-Airplay-Charts në Zvicër janë të kërkuar në masë të madhe këngëtarët jashtë vendit, sidomos nga Britania e Madhe, e cila konsiderohet të jetë vendlindja e muzikës pop, po ashtu mbizotëron tregu i Amerikës së Veriut me këngëtarët më dëgjuar deri tani si: Drake, Justin Timberlake, Sia, Calvin Harris dhe Kung, shkruan 20min, përcjell albinfo.ch.

Një pamje tjetër tregojnë listat e Youtube, të cilat nuk rrisin popullaritetin e këngëve të reja për shkak të numrit të përgjithshëm të klikimeve, por edhe nga Views në rritje në mediat sociale.

Aq shumë sa që vetëm një këngë është e përfaqësuar në krye të top 10 . Në Youtube mban trendin Calvin Harris me Riahanen “This Is What You Came For” dhe Fergie me “M.I.L.F”.

Pjesa tjetër është e pushtuar nga këngëtarët shqiptarë si: Enca, Flori Mumajesi, Elvana Gjata dhe Noizy, që vijnë nga Shqipëria; Ghetto, Gold AG, T Capital dhe 2ton, që vijnë nga Kosova.

Trendi aktual zviceran në Youtube

1. Enca – “Bow Down” feat. Noizy
2. Fergie – “M.I.L.F. $”
3. Ghetto Geasy – “Ajo” feat. Majk
4. Capital T – “Bongo” feat. Dhurata Dora
5. Calvin Harris – “This Is What You Came For” feat. Rihanna
6. Flori Mumajesi – “Beautiful” feat. Ledri Vula
7. Elvana Gjata – “Njesoj”
8. Gold AG – “Pa namaz” feat. Duli
9. 2Ton – “Me Mu”
10. Noizy – “Pa mu” feat. Elgit Doda

Exit mobile version