Site icon Telegrafi

Këngëtaret shqiptare bëhen bashkë në Antalya (Foto)

Emisioni “Mama’s Trip” i këngëtares Big Mama, ka realizuar së fundmi xhirimet e tij në Antalya të Turqisë.

Shumë këngëtarë e aktorë të njohur të vendit janë bërë bashkë për të sjell intervistat nga riviera turke.

Shumicën e fotografive ata i ndajnë bashkë me fansat në rrjetet sociale, ndërsa ka qenë së fundmi Fjolla Morina e cila ka publikuar një fotografi kolektive në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Duke shijuar shalqirin në pishinë, Fjolla Morina shfaqet provokuese në bikini të kuqe (Foto)

Lori, Big Mama, Vjollca Haxhiu dhe Gili janë koleget me të cilat Fjolla duket se po kalon kohën e çmueshme në Antalya.

Ndryshe nga të tjerat, Fjolla nuk heziton që të ekspozojë edhe linjat seksi përmes fotografive të vazhdueshme që publikon në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version