Telegrafi

Këngëtaret prezantojnë dhe urojnë nënat për Ditën Ndërkombëtare të Nënave

Dita e Nënës është një festë që nderon nënën e familjes, si dhe amësinë, lidhjet e nënës dhe ndikimin e nënave në shoqëri. Ajo festohet në ditë të ndryshme në shumë pjesë të botës, por 12 maji është data që e identifikon.

Shumë persona zgjedhin që në këtë ditë të urojnë nënat e tyre me dhurata apo edhe fjalë të sinqerta.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe disa prej të famshmëve nga estrada shqiptare.

Telegrafi ju sjell në vazhdim disa prej tyre

Albërije Hadërgjonaj

Këngëtarja e njohur nga Deçani, Albërije Hadërgjonaj, zgjodhi rrjetin social Instagram për të publlikuar një footgrafi me nënën e saj të dashr, Znj, Hava, teksa në mbishkrimin e fotografisë i ka bërë një dedikim prekës asaj.

“Urime Dita e Nënave, Faleminderit për çdo gjë që bën për ne. Të dua shumë mami”, janë fjalët e këngëtares Hadërgjonaj.

Ledina Çelo

Edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ledina Çelo, publikoi një fotografi nga e kaluara ku shfaqej në krah të nënës së saj.

“Një nënë, unë kam vetëm në botë”, ka shkruar Ledina në footgrafinë e ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Big Mama

Këngëtarja nga Maqedonia, Big Mama, publikoi gjithashtu një fotografi me të ëmën e saj në Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e saj urimin për Ditën e Nënave.

“Më e shtrenjta ime. Gëzuar ditën e nënave”, ishin fjalët e saj. /Telegrafi/