Një menaxher klubesh në kryqytet ka zbuluar shifrat e cmendura që fitojnë disa nga emrat më të lakuar të tregut të muzikës.
Ai ka thënë për “Revista Who” se gjatë sezonit veror, artistët që kanë publikuar këngë të reja së fundmi, paguhen duke nisur nga minimumi 1500 euro, e për të vazhduar deri në 6000.
Kështu, në bazë të llogaritjeve, një këngëtar paguhet mesatarisht 3000 euro për një koncert gjatë verës, shifër që e bën edhe më të thjeshtë përllogaritjen e të gjithë sezonit veror.
Nëse konsiderojmë se një artist ka të paktën 50 data koncertesh, nga 75 që ka i gjithë sezoni, atëherë konkludojmë se vetëm gjatë muajve të verës artistët fitojnë plot 150 mijë euro.
Disa prej tyre e risin këtë shifër me pjesëmarrjen në dasma, e gëzime të tjera familjare, që gjatë verës janë padyshim më të shumta në numër.
Prej këngëtarëve më përfitues konsiderohen Noizy, Ledri Vula dhe Getoar Selimi.
Te femrat dominojnë Nora Istrefi dhe Shkurte Gashi, sidomos kjo e fundit pasi performon në dasma.