Telegrafi

Këngëtarët ferizajas injorojnë koncertin humanitar në qytetin e tyre (Foto)

Mbrëmë në qytetin e Ferizajt u mbajt një nga koncertet humanitare më të mëdha të organizuara kohëve të fundit.

Artistë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare u bashkuan në këtë koncert që arriti të mbledhë mijëra shikues në sallë, transmeton Telegrafi.

Gjersa këngëtarë të shumtë udhëtuan disa kilometra për të dhënë kontributin e tyre, aty nuk ishin edhe këngëtarët nga Ferizaj.

2Ton, Mozzik, Getinjo dhe Mentor Haziri nuk ishin pjesë e këtij koncerti që për qëllim kishte ndihmën e qytetarëve me nevojë të vendit të tyre.

E vetmja mungesë e artistëve nga ky qytet arsyetohet ajo e Labinot Tahirit, i cili njihet si një nga njerëzit më human të skenës shqiptare. Labi për momentin ndodhet në Amerikë, ku është duke vazhduar studimet në universitetin e Harvardit.

Kujtojmë se ky koncert u organizua nga Avni Selimi dhe Shoqata Humanitare Kaçanikase dhe ftesës së tyre iu përgjigjën: Sabri Fejzullahu, Adrian Gaxha, Lindon Berisha, Florian Beqiri , Blero, Lori, Gili, Naim Abazi, Mihrije Braha, Gold Ag, Dafina Dauti, Big Mama, Mentor Kurtishi e shumë të tjerë/Telegrafi/.