Telegrafi

Këngëtarët e estradës solidarizohen me Egzon Gjukën: Ta ndihmojmë të gjithë së bashku (Foto)

Egzon Gjuka është djaloshi nga Peja, i cili fatkeqësishtishte njëri nga të lënduarit e aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Pejë.

Ai është vetëm 25 vjeç, dhe gjendja e tij është mjaft kritike.

I njëjti ka dëmtuar rëndë unazat e qafës (“Frakturë Cervikale”), dhe i duhet ndërhyrje e menjëhershme kirurgjike.

Lexo po ashtu Egzon Gjuka, është në gjendje kritike, atij i duhen 30 mijë euro për tu mjekuar

Të ardhurat që nevojiten për trajtim janë afro 30 mijë euro.

Një shumë e tillë është vështirë e përballueshme për familjen, por që me ndihmën e të gjithëve nga pak, mund të arrihet deri te sigurimi i mjeteve të duhura.

Në internet është shpërndarë edhe llogaria bankare e 25-vjeçarit, nga ku secili mund të kontribuojë në formën e vet, duke dhuruar aq sa mundet.

Lexo po ashtu U rrit në një tjetër familje, mposhti sëmundjen e rëndë dhe tani një asambleiste e sukseshme, Sasa Hoda: Ia dola!

Një thirrje të tillë për ndihmë kanë bërë edhe një numër i madh i yjeve të estradës.

Ata kanë shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të shpërndarë fotografinë e Egzonit, teksa bëjnë thirrje për ndihmë.

Telegrafi jua sjell në vazhdim disa prej tyre.

Të gjithë së bashku: Ne mundemi! /Telegrafi/