Egzon Gjuka është djaloshi nga Peja, i cili fatkeqësishtishte njëri nga të lënduarit e aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Pejë.
Ai është vetëm 25 vjeç, dhe gjendja e tij është mjaft kritike.
I njëjti ka dëmtuar rëndë unazat e qafës (“Frakturë Cervikale”), dhe i duhet ndërhyrje e menjëhershme kirurgjike.
Të ardhurat që nevojiten për trajtim janë afro 30 mijë euro.
Një shumë e tillë është vështirë e përballueshme për familjen, por që me ndihmën e të gjithëve nga pak, mund të arrihet deri te sigurimi i mjeteve të duhura.
Në internet është shpërndarë edhe llogaria bankare e 25-vjeçarit, nga ku secili mund të kontribuojë në formën e vet, duke dhuruar aq sa mundet.
Një thirrje të tillë për ndihmë kanë bërë edhe një numër i madh i yjeve të estradës.
Ata kanë shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të shpërndarë fotografinë e Egzonit, teksa bëjnë thirrje për ndihmë.
Telegrafi jua sjell në vazhdim disa prej tyre.
Të gjithë së bashku: Ne mundemi! /Telegrafi/