Telegrafi

Kënga “Toosie Slide” e Drake thyen rekord në TikTok

Drake (Foto: Cole Burston/Getty Images/Guliver)

Rep-artisti kanadez, Drake, përmes këngës “Toosie Slide” ka thyer edhe një rekord tjetër. Ditën e djeshme (e premte), TMZ raportoi se hiti i tij i fundit goditi “një pikë referimi prej 10 shifrash” në TikTok.

Mediat njoftuan gjithashtu se projekti muzikor ka fituar një miliard shikime brenda dy ditëve. Rekordi është arritur pas “Rise and Shine” nga Kylie Jenner.

Siç edhe mund të kujtojnë fansat e Drake, ai kohët e fundit u bë artisti i parë mashkull dhe artisti i dytë në përgjithësi që pati tri këngë debutuese në vend të parë në top-listën e “Billboard Hot 100”, shkruan Revolt.tv.

Pasi mësoi lajmin emocionues, në një intervistë me GQ, ai shpjegoi se si në fillim të projektit e dinte se do të kthehej në një hit.

Përveç thyerjes së rekordeve, Drake po punon edhe në albumin e tij vijues të “Scorpion”. /Telegrafi/