Site icon Telegrafi

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong në duart e Robbie Williams

Kënga “Përrallë” e këngëtares Eneda Tarifa, e cila do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion 2016 i është nënshtruar një “rimodelimi”.

Kjo këngë, e cila nuk mori pëlqimin e madh të publikut shqiptar do të kalojë në duart e producentit e këngëtarit të famshëm, Robbie Williams.

Kënga do të ketë të njëjtën vijë melodike dhe të njëjtin tekst ndërsa do të punohet vetëm në orkestrim për ta bërë këngën më ritmike.

Sipas rregullores së festivalit lejohet që kënga të pësojë ndryshime vetëm në orkestrim./Telegrafi/

Exit mobile version