Kënga e re e Rita Orës, “Girls”, i është dedikuar lidhjes së saj me modelen Cara Delevingne dhe lë të kuptohet se ato nuk kanë qenë vetëm shoqe – shkruan The Sun.
Para disa vitesh, dy femrat e famshme ishin të pandashme, madje këngëtarja e quante modelen ‘grua’.
Delevingne është biseksuale e deklaruar, ndërsa raportohet se kënga e re që është realizuar në bashkëpunim me Charli XCX, Bebe Rexhën dhe Cardi B.
“Jam gjysmë-gjysmë dhe asnjëherë nuk do ta fsheh”, janë fjalët në tekstin e kësaj kënge.
Kënga e re është shkruar në lidhje me një vajzë të quajtur “Lara”, ndërsa duke u bazuar në tekstin e këngës po spekulohet se kënga i dedikohet lidhjes mes dy vajzave.
Në këngë flitet edhe për disa çaste që i kanë kaluar Rita dhe Lata së bashku në Malibu të Kalifornisë: “Gjithë verën, kemi qenë në ‘bu’, ’68 Chevy duke mos pasur asgjë tjetër për të bërë”.
Përmendet edhe tatuazhi i luanit, të cilin Delevingne e ka në gishtin e saj tregues.
“Gjithmonë është spekuluar për raportin e Ritës dhe Caras, dhe asokohe ka pasur thashetheme nëse ato janë më shumë se shoqe të mira. Edhe pse asnjëherë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar, Rita definitivisht e ka lejuar muzikën e saj që të flasë”, ka thënë një burim, citon The Sun. /Telegrafi/