Artistët shqiptarë, Ledri Vula dhe Romeo Veshaj, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Ata njoftuan ditë më parë këngën, por nuk zbuluan më shumë detaje se kur do të lansohet.
Ka qenë së fundmi moderatori nga Shqipëria ai i cili ka dhënë datën e saktë të publikimit.
Veshaj mes tjerash thekson se ky projekt vjen i plotë ditën e nesërme (e martë) në orën 19:00.
“E keni dit. Të martën 20 qershor ora 19:00”, ka shkruar ai duke përmendur edhe Elgit Dodën që duket se është kujdesur për producimin e këngës.
Besohet që bashkëpunimi i dyshes së famshme do të pëlqehet e do të pritet mirë edhe nga publiku.
Ledri ndërkohë po shijon suksesin e albumit të ri “1 goat për ty”, kurse Romeo momentalisht është i fokusuar në emisionin “Më lër të flas”. /Telegrafi/