Telegrafi

Kënga e re e Encës publikohet të shtunën, por këngëtarja ka një kusht

Enca Haxhia (Foto: Instagram/enca/Iljan Stermolli)

“Ku mete” është titulli i këngës më të re të Enca Haxhisë që pritet të lansohet në ditët në vijim.

Gjatë ditëve të kaluara, përmes disa imazheve të shpërndara në rrjetet sociale, ajo i ka paralajmëruar ndjekësit e saj për projektin e ri muzikor.

Ndërsa në postimin e fundit, këngëtarja u ka kërkuar fansave që t’i bëjnë 10.000 komente, në mënyrë që kënga e re të publikohet fundjavën e ardhshme.

“10.000 komente dhe ‘Ku mete’ del të shtunën…”, ka shkruar Enca në përshkrimin e fotografive të reja.

Lexo po ashtu Enca: Shtrati im akoma vetëm

Padyshim që ky numër komentesh pritet të kalohet, ashtu që në vikend e ardhshëm pritet të lansohet kënga “Ku mete”. /Telegrafi/